Site icon Telegrafi

Presidenti i Barcelonës, Bartomeu: Janë ndalur bisedimet për Lautaron, Messi pensionohet në Camp Nou

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu e pranon se bisedimet për Lautaro Martinezin janë ‘në një ndalesë’, por mohon që Lionel Messi të bashkohet me Interin vitin e ardhshëm.

Barcelona ka kohë që i ka dhënë vëmendje Lautaros, si një zëvendësim afatgjatë për Luis Suarez në sulmin e tyre, por Bartomeu pranoi se nuk kishte zhvillime të reja.

“Ne kemi biseduar me Interin, por tani bisedimet janë në ndalesë”, ka thënë fillimisht Bartomeu për Mundo Deportivo.

“Fokusi ynë sportiv tani është në Ligën e Kampionëve”.

Lexo po ashtu Bartomeu: Barcelona ende e analizon transferimin e Lautaros

Messi, ndërkohë, vazhdon të lidhet me një transferim në Inter pasi kontrata e tij do të skadojë në më pak se 12 muaj dhe babai i tij dyshohet se ka blerë një shtëpi në Milano.

Përkundër kësaj, Bartomeu pohoi që numri 10 i tij do të shihte pjesën tjetër të karrierës së tij në Camp Nou.

Lexo po ashtu Drejtori i Interit, Marotta flet për mundësinë e transferimit të Messit

“Messi ka thënë në disa raste se dëshiron të pensionohet këtu dhe unë nuk kam asnjë dyshim se ai do të rinovojë kontratën e tij”.

“Unë kam një marrëdhënie shumë të ngushtë me të, siç bëj me të gjithë kapitenët”, përfundoi presidenti i Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version