Telegrafi

Presidenti i Ballkanit: Tre musketarët tanë do të luajë në Superligën e Turqisë

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, ka njoftuar se treshja e sulmit të Ballkanit do të luajë në Superligën e Turqisë sezonin e ardhshëm.

Jetmir Topalli pas disa ditësh e ka përmbyllur transferimin e tij te Yeni Malatyaspor, duke u prezantuar në këtë klubi.

Madje ai i ka filluar edhe përgatitjet me klubin turk, tash e disa ditë.

Tani ishte radha e Blend Baftiu dhe Arbër Hoxhës, që të gjejnë klube të reja, pas shkëlqimi që kishin me fanellën e Ballkanit.

Dyshja vetëm kanë arritur marrëveshje me Alanyaspor dhe javën e ardhshme pritet të mbyllet gjithçka.

Lexo po ashtu Arbër Hoxha afër zyrtarizimit si lojtar i Alanyasporit, detaje nga marrëveshja

Lajmin e ka konfirmuar edhe presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, me një postim në rrjetet sociale.

“Të 3 musketarët tanë. Pas shumë e shumë pyetjeve nga opinioni i gjerë dhe nga gazetarë të ndryshëm po ju lajmërohem hapur. Po është e vërtetë, që të tre super djelmoshat po ikin në Superligën Turke, gjatë javës së ardhshme gjithçka do të dihet 100%”.

Lexo po ashtu Blend Baftiu drejt transferimit në Turqi, pas Fenerbahces në garë futet edhe një skuadër nga Superliga

“Me dëshirën time këta të 3 luan i kisha mbajt në Ballkan deri në pension, por duhet t’i përkrahim me të gjitha forcat tona që ëndrrat e tyre mos te mbesin veç “ëndërr” , edhe nëse nuk ndonjëherë nuk na bije mirë. Me punë, vullnet e sinqeritet arrihet gjithçka”.

“Faleminderit luana, pa dyshim se do të na bëni krenar të gjithë Kosovën. Ballkani shtëpi e talenteve”, thuhet në njoftimin e Kabashit. /Telegrafi/