Telegrafi

Premierë: S4mm dhe Noizy befasojnë me “La Familia”

Hip hop yjet S4mm dhe Noizy kanë publikuar projektin e tyre më të ri.

Reperi shqiptar nga Maqedonia i cili është bërë hit në mesin e të rinjve, vazhdon me projektet e tij të befasishme.

Ai tash ka zgjedhur për bashkëpuntor Noizyn, duke publikuar projektin e ri me klip, “La Familia”.

Muzikën e ka punuar Don Gima dhe Sean Ferrari.

Ndërkaq, klipi është realizuar nga Alban Selimaj, i cili është një krijues tashmë i njohur klipesh në estradë.

Teksti është punuar nga vet reperët, pa ndonjë befasi.

Noizy vetëm ditë më parë lansoi klipin “Luj edhe pak” dhe sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë me lansime të reja të projekteve. /Telegrafi/