Capital T ka publikuar projektin ku është mysafir i Granit Dërgutit.
“Take a Shot” titullohet projekti i ri i artistëve të cilët janë pjesë e Authentic Entertainemnt.
Projekti është realizuar në regji dhe koncept të Elena Kelmendit, e cila ka punuar në disa prej top klipeve të Capital T.
Granit Dërguti është përkujdesur për muzikën, kurse punën në studio ja kanë besuar Avaxusit.
Për Capital T ky është projekti i tretë, pasi që dy të mëparshmet ishin hite të padiskutueshme.
Sidomos flasim për “Pasha Jetën” që tashmë po i afrohet 20 milionë klikimeve në YouTube, kurse Granit Dërguti vazhdon rrugëtimin e tij drejt majes së skenës muzikore. /Telegrafi/