Ky është një moment prekës kur një vajzë e vogël shpërtheu në lot pasi pa kopshtin e saj të shkatërruar nga raketat ruse.
Vajza e re, e quajtur Masha, u filmua duke u dërguar në çerdhen e saj për herë të parë që kur ajo u shndërrua në rrënoja, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Siç thuhet më tej, pamjet tregojnë ndërtesën e granatuar dhe sheshin e lojërave të shkatërruar teksa Masha dhe tre të rritur kalojnë aty pranë – ndonëse është e paqartë se në cilin vend saktësisht janë filmuar pamjet.
Një grua e pyet: “Masha, pse po qan? A është sepse nuk ka më kopsht fëmijësh?”.
“Je e mërzitur për kopshtin apo jo?”.
Dhe fëmija që qan përgjigjet: “Po”.
Ajo tha se dëshiron të ‘dalë jashtë tashmë’ nga makina për të parë kopshtin e saj.
“Do të dalim për një moment, Masha”, thotë gruaja që e filmoi.
Shoferi mashkull u përpoq ta ngushëllonte vajzën, duke i thënë: “Mirë, mos qaj”.
Më pas ai shihet duke e mbajtur dorën e saj ndërsa ata dolën nga makina dhe po shikonin vendin e e shkatërruar nga lufta.
Pasi i thanë se nuk lejohet të hyjë në ndërtesën e dëmtuar, burri thotë: “Nuk mund të shkosh atje”. /Telegrafi/