Site icon Telegrafi

Prekëse: Një grua në Kiev këndon himnin kombëtar të Ukrainës dhe qan, ndërsa pastron apartamentin e saj të bombarduar

Një grua në Kyiv këndon himnin kombëtar të Ukrainës nga apartamenti i saj i bombarduar teksa pastron copat e mbetura të xhamit.

Pamjet ku ajo shihet edhe duke qarë publikohen në kohën kur Ukraina gjendet në ditën e pestë nga agresioni rus, ditë për të cilën presidenti Vlodymyr Zelensky tha, do të jetë “një periudhë vendimtare” për vendin e tij, përcjell Telegrafi.

Pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin të enjten urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.

Disa ditë më parë, Putin nënshkroi dekretin ku njeh shtete dy rajonet separatiste, ndërsa disa orë pas këtij veprimi që u dënua ashpër nga Perëndimi, u dha urdhri edhe për operacionet ushtarake në Ukrainë.

Në anën tjetër, autoritetet e sigurisë në Ukrainë kanë bërë thirrje për mobilizim.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi nga dita e pestë deri në ditën e shtatë të agresionit rus në Ukrainë

Deri më tani dhjetëra civilë kanë humbur jetën, kurse autoritetet ukrainase kanë njoftuar se edhe trupat ruse kanë pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri.

Që nga dita e parë e agresionit rus në Ukrainë ka pasur zhvillime të shumta. /Telegrafi/

Exit mobile version