Telegrafi

Prekazi flet për derbin mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes

Xhevat Prekazi ka folur rreth derbit mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes, i cili mund të përcaktojë edhe rrjedhën e kampionatit.

Galatasaray do të mirëpres Fenerbahçen në takim e mbetur nga xhirot e mëparshëm shkaku i sulmeve terroriste në Stamboll.

“Për Besiktasin dua që me gjithë zemër të fitojë Galatasaray”, tha për mediat turke ish-futbollisti shqiptar i Galatasarayt.

“Dua që Besiktas të bëhet kampion. Në të kaluarën e kam dashur Besiktasin, e dua edhe tani. Natyrisht, pas Galatasarayt. Cim Bom është gjithmonë i pari”, përfundoi Prekazi, i cili për gjashtë sezone ishte pjesë e Galatas, ku fitoi edhe dy herë titullin e kampionit të shtetit turk.

Besiktas kryeson superligën turke me 66 pikë, ndërsa Feneri ka 60 pikë, por me një ndeshje më pak. /Telegrafi/