Telegrafi

Prapa shpinës së Putinit, zyrtarët rusë kërkojnë marrëveshje që do t’i jepte fund luftës në Ukrainë

Një zyrtar i lartë i Kremlinit i është ofruar në mënyrë të fshehtë Perëndimit, për të ndihmuar që t’i jepet fund pushtimit të Ukrainës, shkruan Mirror.

Një anëtar i fshehtë i elitës së Vladimir Putinit, thuhet se ka zbuluar se Kremlini është në panik dhe i etur që t’i jep fund luftës së përgjakshme në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Këto pretendime për këtë lëvizje qarkullojnë nëpër agjencitë e inteligjencës së vendeve perëndimore.

Lexo po ashtu Ukrainasit bombardojnë bazën e ushtrisë private të Putinit – pjesëtarët e Wagnerit e pësojnë keq nga sistemi raketor HIMARS

Besohet se zyrtarët e lartë dhe të afërt me Putinin janë alarmuar nga sanksionet e Perëndimit dhe rënia e ekonomisë për shkak të luftës.

Disa figura në Kremlin gjithashtu janë të brengosur për rritjen e rrezikut nga eskalimi i situatës, për shkak të luftimeve në centralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë.

Ky afrim i zyrtarit anonim duke se është kontaktuar nga CIA apo diplomatët perëndimor. Daily Mirror mëson se rrjedhja e “raportit mbi situatën” po merret seriozisht nga agjencitë e inteligjencës.

Lexo po ashtu Shkuan për të marrë rreze dielli, mina shpërthen në ujë në një plazh në Odesa – alarmohen pushuesit

“Përfaqësuesi i Putinit – madje ai i rrethit të ngushtë, i ka dërguar sinjal Perëndimit për dëshirën për të negociuar – elita e Kremlinit është kapluar nga paniku”, thuhet në një dokument.

Këto pretendime e etiketojnë zyrtarin e paemëruar të Kremlinit si një nga “shtyllat e regjimit”.

E nëse do të zbulohej identiteti i tij, do të ishte në rrezik të madh së bashku me familjen, pasi Putin tashmë ka shkarkuar shumë zyrtarë të lartë ushtarak si dhe ata në inteligjencë.

Lexo po ashtu Piloti më i mirë ukrainas humb jetën gjatë betejës, disa ditë para vrasjes ishte dekoruar nga Zelensky

Madje disa prej tyre edhe janë zhdukur apo në mënyrë krejtësisht misterioze janë sëmurë.

E një zyrtar ukrainas ka thënë për Daily Mail, se nëse dikush që është i afërt me Putinin i ka bërë këto komente nuk do të ishin befasi. /Telegrafi/