Ish-sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, ka pranuar se kishte menduar të kthehej në Itali gjatë verës, pas sezonit të parë zhgënjyes te Chelsea.
Sulmuesi u transferua në Ligën Premier në verën e kaluar, mirëpo shënoi vetëm 11 gola gjatë gjithë sezonit.
Gjatë afatit kalimtar veror, ai ishte lidhur edhe me Juven edhe me Milani, ndërsa tash ka pranuar se e kishte menduar kthimin.
“Sezoni i kaluar nuk ishte i lumtur, gjithçka ishte një katastrofë – dilja në fushë dhe nuk e dija se ku ndodhesha”.
“Në verë mendova që të luaja sërish në Spanjë ose të kthehesha në Itali”, citon Marca fjalët e Moratas.
25-vjeçari u transferua te Juventusi në vitin 2014 nga Real Madridi dhe luajti në Serie A për dy sezone.
Edhe pse Bianconerët deshën ta mbanin, Los Blancos e shfrytëzuan opsionin e riblerjes dhe pastaj pas një sezoni e shitën te Chelsea. /Telegrafi/