Telegrafi

Prandelli dëshiron tre yje nga Serie A

Cesare Prandelli ka lëshuar sytë ka atdheu i tij, Italia, apo më saktë Serie A, për të nënshkruar me disa futbollistë për Valencian.

Ish-trajneri i Italisë është e sigurt që do të marrë përsipër klubin spanjoll, me vetëm konfirmimin zyrtar që pritet të bëhet nga klubi për lëvizjen e tij në Mestalla.

Sipas mediave spanjolle, 59 vjeçari ka identifikuar tashmë tre objektiva në Serie A për afatin kalimtar të janarit, pasi ai dëshiron që të forcoj skuadrën e tij duke luftuar për pozita të rëndësishme.

Lexo po ashtu E kryer, Prandelli zyrtarizohet të hënën

Dyshja e Interit, Felipe Melo dhe Stevan Jovetic thuhet se janë në listën e ngushtë të transferimeve të Prandellit, si dhe sulmuesi i Milanit, Gianluca Lapadula.

Ish-trajneri i Fiorentinës dhe Galatasarayt thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje dy-vjeçare me ekipin e tij të ri. Ai pritet që të shtunën të përfundoj formalitetet e lëvizjes së tij në Valencia. /Telegrafi/