Telegrafi

PPD: Nuk është koha për gjimnastikë politike, mandati duhet t’i jepet Zaevit

Partia për Prosporitet Demokratik, në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, i bën thirrje kryetarit Gjorge Ivanov që pa asnjë mëdyshje t’ia jep mandatin Zoran Zaevit për formimin e qeverisë së në përputhshmëri me rekomandimet e Komisionit Evropian.

‘PPD vlerëson se tani nuk është koha për asnjë politikë gjimnastike dhe përfaqësuesit e partive politike dhe institucioneve shtetërore duhet të sillen dhe të pranojnë sfida me të cilat përballet vendi me qëllimin për të dalë nga kriza ekonomike, sociale dhe politike’, thuhet në komunikatën e PPD-së. /Telegrafi/