Site icon Telegrafi

Pozitat e shumta ku mund të luajë Loftus-Cheek, si mund të përfshihet në sistemin e lojës së Milanit

(Foto: Getty)

Pas nënshkrimit të kontratës katërvjeçare me Milanin, Ruben Loftus-Cheek pret që të ketë rol të rëndësishëm në sezonin e ardhshëm.

27-vjeçari u largua nga Chelsea për t’u transferuar në San Siro, ndërsa fleksibiliteti i tij në mesfushë do t’i shërbejë shumë skuadrës së re.

Gjatë karrierës së tij në Ligën Premier, futbollisti anglez ka luajtur në role të ndryshme në fushë.

Pozita më e njohur e tij është qendra e mesfushës me dy futbollistë, gjë që mund t’i shërbejë Stefano Piolit nëse qëndron me sistemin 4-2-3-1 në sezonin e ri.

Lexo po ashtu Zyrtare: Ruben Loftus-Cheek kalon te Milani

Loftus-Cheek në shumë raste ka luajtur edhe në një formacion me katër mesfushorë në sistemin 3-4-3 te Chelsea.

Nëse sistemi 4-3-3 i shërben trajnerit të Milanit, atëherë mesfushori i ri është i gatshëm edhe për rolin që lidh mbrojtjen me sulmin falë aftësive të tij fizike dhe të mbajtjes së topit.

Sipas nevojës, ai mund të luajë edhe shumë më përpara, si pjesë e treshes së sulmit, ndërsa te Blutë ka luajtur edhe si mbrojtës i krahut në një sistem të veçantë të Graham Potter.

Edhe pse statistikat golashënuese lënë paksa për të dëshiruar, Loftus-Cheek u ofron Rossonerëve opsione të shumta, sidomos në një periudhë kur i mungojnë mesfushorët. /Telegrafi/

Exit mobile version