Reperja Tayna tashmë është bërë ndër yjet më të pëlqyera të skenës shqiptare, prandaj fansat janë të interesuar vazhdimisht për jetën dhe karrierën e saj.
Prandaj, këngëtarja është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale. Vetëm në Instagram, ajo ka kaluar shifrën prej 801 mijë ndjekësish.
Këto ditë, Doruntina Shala ka realizuar një set fotografik dhe disa prej imazheve i ka ndarë me fansat e saj të shumtë.
Ajo shfaqet joshëse në pozat e reja duke vënë në plan të parë figurën e saj trupore, teksa ka pozuar edhe me të brendshme.
Fotografitë e publikuara kanë marrë vëmendjen e ndjekësve të saj dhe kanë marrë qindra mijëra pëlqime. /Telegrafi/