Agjentët e Antonio Contes do të takohen sot me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.
Pas humbjes poshtëruese të së dielës kundër Barcelonës, trajneri Julen Lopetegui mund të shkarkohet në orët e ardhshme.
TMW thotë se vendimi tashmë është bërë, ku ish-menaxheri italian i Chelseat është përzgjedhur si trajneri që do ta pasojë spanjollin.
Agjentët e Contes thuhet se do të kërkojnë që marrëveshja të jetë dy-vjeçare me mundësi të zgjatjes edhe për një vit tjetër.
Gjithashtu është përmendur tema e Eden Hazardit dhe sjelljes së tij në kryeqytetin spanjoll të Madridit.
Është sugjeruar që një marrëveshje e tillë mund të arrihet gjatë afatit kalimtar të janarit, por më se e sigurt është që gjatë dimrit edhe kalimi i sulmuesit të Olympique Lyonit, Nabil Fekir.
Ndryshe, Reali është në pozitë të vështirë pasi që ka ngecur shtatë pikë pas rivalit kryesor për titull në La Liga, Barcelona. /Telegrafi/