Telegrafi

Portieri maroken Bono i bashkohet Neymarit te Al Hilal, për të u paguan mbi 20 milionë euro

Al -Hilal ka kompletuar një nënshkrim të ri, një emër  të njohur, pasi ka ofruar portierin maroken Yassine Bono.

Portieri 32 vjeçar u largua nga Sevilla për të nisur një fazë të re, këtë herë me Arabinë Saudite.

Të dy klubet kanë konfirmuar marrëveshjen, e cila vlen rreth 21 milionë euro.

Bono largohet nga Sevilla pas 142 ndeshjesh dhe me dy tituj të Ligës së Evropës.

Me nënshkrimin e Bono, Al-Hilal vazhdon të shtojë emra të një niveli të jashtëzakonshëm.

Portieri maroken do të luajë përkrah lojtarëve si Koulibaly, Rubén Neves, Milinkovic-Savic, Malcom apo i parafundit që do të vijë, Neymar Jr. /Telegrafi/