Site icon Telegrafi

I porsalinduri dhe gjumi: Si të mbijetosh gjatë javës së parë në shtëpi?

Ditët e para me një të porsalindur janë të mbushura me një sërë emocionesh. Dashuri, lot, frikë, gëzim dhe mirënjohje. Këto ditë mund të përfshijnë edhe disa ditë pa gjumë pasi që përpiqni të bëni një jetë si prind, duke u kujdesur për beben, për ushqimin e bebes, pelenat dhe të gjitha gjërat e panjohura që i sjell një i porsalindur.

Por, si të mbijetoni gjatë javës së parë kur është fjala për gjumë? Ku duhet të filloni të përpiqeni të themeloni shprehi të mira të gjumit? Këto këshilla të mëposhtme do t’ju ndihmojnë gjatë këtyre shtatë ditëve të para dhe më tej, transmeton Telegrafi.

Kohën e të qëndruarit zgjuar mbajeni më të shkurtër

Një i porsalindur flenë mesatarisht 18 orë në ditë. Kur janë zgjuar, ata munden të përballojnë vetëm periudha të shkurta kohore pa fjetur. Pra, keni kujdes se sa gjatë rrinë bebja zgjuar dhe përpiquni ta minimizoni atë kohë për jo më shumë se 45 minuta.

Kujdesuni për beben

Shumica e bebeve duan që t’ua lidhni pelenat ngushtë. Kujdesuni për to edhe me ninulla të ndryshme dhe përkundeni për të fjetur më lehtë.

Drita natyrale

Qysh nga fillimi ekspozimi i bebes në dritë natyrale gjatë kohës që është zgjuar mund t’ua mundësojë atyre të dallojnë gjumin e natës me atë të ditës. Për periudha gjumi dhe gjatë natës për ushqim, mbajeni dritën në minimum.

Ambienti i gjumit

Para se të lindë bebja dhe të fillojë lodhja, sigurohuni të keni një ambient të sigurt gjumi dhe shmangni çdo praktikë të pasigurt gjumi. Edukojeni veten dhe mbani mend rregullat e një gjumi të sigurt:

– Bebet duhet të flenë vetëm

– Bebet duhet të flenë të shtrira në shpinë

– Duhet të flenë në krevatin apo djepin e tyre

Mos u stresoni rreth shprehive të gjumit

Ditët dhe javët e para janë kryesisht rreth lidhjes emocionale me beben. Ndër këshillat më të rëndësishme që mund t’i merrni si prind, është të mos brengoseni për formimin e shprehive të këqija të gjumit.

Nëse flenë gjatë kohës që i ushqeni, kjo është në rregull. Nëse duhet t’i mbani në duar derisa të flenë, edhe kjo është në rregull. Bëni çfarëdo që të jetë nevoja që ta vëni beben në gjumi dhe pastaj flini edhe vet.

Kërkoni ndihmë nëse është nevoja…

‘Mbijetesa’ gjatë javës së parë me një të porsalindur mund të jetë një gjë e lodhshme, e veçanërisht për nënat që ende janë duke u rikuperuar nga lindja. Pra, është krejtësisht normale të formoni një ekip me burrin dhe me të tjerët, si dhe t’i ndani detyrat prindërore. Duhet ta keni parasysh se gjumi është hap shumë i rëndësishëm për rikuperim dhe patjetër se ju duhet ndihma e të tjerëve. /Telegrafi/

Exit mobile version