Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko pohon se ka më shumë tanke ruse në Donbass sesa kanë disa vende evropiane.
Sipas raportit të Kievit zyrtar janë gjithsej 496 tanke ruse në territorin e okupuar të Ukrainës, njofton agjencia UNIAN.
“Sa për dijeni, ky numër është më i lartë se në Gjermani, Francë, Spanjë apo Itali”, tha Poroshenko gjatë një debati në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Përveç kësaj, pala ukrainase “gjeti” transportuesit e personelit të blinduar rus (938 njësi) në Donbass, raketat multi-tank (138) dhe sistemet e artilerisë (776).
Poroshenko tha se Ukraina ishte bërë “buza e vërtetë lindore e NATO-s në mbrojtjen e lirive dhe demokracisë transatlantike”. /kp/Telegrafi/