Polonia ka ndaluar importimin e qymyrit rus – ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Muller.
Ky vend u ka bërë thirrje partnerëve nga Bashkimi Evropian, që të vendosin embargo sa i përket energjisë elektrike ruse – por deri më tani ka dështuar t’i bindë që ta bëjnë një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.
Muller tha se qeveria polake nuk mund të presë më BE-në, kështu ka vendosur të ndërmerr veprime unilaterale.
Polonia është prodhuesi më i madh i qymyrit në BE, por minierat e saj nuk po prodhojnë mjaftueshëm qymyr që përdoret për ngrohje në shtëpi, shkolla e spitale.
Në vitin 2020, Polonia ka blerë dy të tretat apo 12.8 milionë tonelata qymyr të importuar nga Rusia. /Telegrafi/