Site icon Telegrafi

Polonia mund të furnizojë Ukrainën me aeroplanë luftarakë brenda disa javësh

Polonia ka thënë këtë mëngjes se mund të furnizojë Ukrainën me aeroplanë luftarakë MiG në katër deri në gjashtë javët e ardhshme.

Kjo informatë është zbuluar nga kryeministri polak Mateusz Morawiecki të martën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ukraina ka kërkuar aeroplanë, kryesisht F-16 Fighting Falcons, për muaj të tërë, duke argumentuar se kjo mund të ndryshojë ekuilibrin në luftën me Rusinë.

Deri më tani, aleatët perëndimorë kanë refuzuar të furnizojnë Ukrainën me aeroplanë luftarakë – me SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar që të dyja sugjerojnë se çështja është jashtë diskutimit për momentin.

Lexo po ashtu Putini kërkon të kompensojë humbjet e mëdha - pas burrave, dërgon gra të burgosura në zonat e luftës në Ukrainë

Lajmi vjen në kohën kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe drejtuesit e tij të lartë ushtarakë kanë rënë dakord të vazhdojnë mbrojtjen e Bakhmutit – pavarësisht paralajmërimeve se humbjet e mëdha mund të pengojnë një kundërofensivë të planifikuar.

Qyteti ka qenë në qendër të betejave të ashpra në frontin lindor, duke u bërë një pikë referimi simbolike si për Kievin ashtu edhe për Moskën.

Lufta e llogoreve po merr qindra jetë rusë dhe ukrainas, por pas një takimi midis komandantëve ushtarakë dhe presidentit Zelensky, zyra e tij tha se ata ishin dakord për vazhdimin e mbrojtjes. /Telegrafi/

Exit mobile version