Media me seli në Bruksel, Politico, i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve të fundit në Evropë, ku janë dhënë detaje dhe shpjegime për humbësit dhe fituesit, pas ardhjes së figurave të reja.
Derisa shumë persona që pritej të ishin humbës, dolën të jetë fitues, kurse kancelarja gjermane Angela Merkel është politikania e vetme evropiane e cila nuk ka votuar kandidatin e saj, transmeton Telegrafi.
Fitues po cilësohet presidenti francez Emmanuel Macron, ndërsa kancelarja gjermane është renditur në mesin e personave as fitues e as humbës. Në anën tjetër humbës po cilësohet Manfred Weber, shtetet nordike, të rinjtë evropian sepse mosha e të përzgjedhurve është mbi 60 vjeç si dhe vendet e Ballkanit.
Siç raporton Politico, Josep Borrell, ministër i Jashtëm i Spanjës dhe ministren gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen i pret punë e madhe, kjo për faktin se shumë çështje të politikave të BE-së kanë mbetur të hapura.
Megjithatë ardhja e figurave të reja në postet kyçe në familjen evropiane, duket se nuk po shihet me optimizëm për vendet e juglindjes së Evropës e në veçanti të atyre të Ballkanit, kjo pasi që Borrell, shteti i të cilit – Spanja, nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ai nuk po shihet si personi adekuat sa i përket zgjidhjes së problemit mes Kosovës dhe Serbisë.
Në anën tjetër është presidenti francez Emmanuel Macron, i cili vazhdimisht ka konfirmuar se do të bllokoj çfarëdo zgjerimi në BE derisa nuk përfundojnë procedurat e reformimit. /Telegrafi/