Telegrafi

Politano: Po na mungon Icardi

Mauro Icardi e Matteo Politano . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Matteo Politano e pranon se Interit i mungon Mauro Icardi dhe nëse ndrysho situata do të kishte dëshirë që ai të ishte në fushë për ndeshjen derbi. 

Icardi nuk duket më pranë një rikthimi, pasi ka kaluar një muaj pa lojë, prej se shiriti i kapitenit i është larguar.

“Është normale që na mungon Icardi”.

“Për gjashtë muaj ai ishte vendimtar për ne. Tani shpresojmë që ai të kthehet sa më shpejt. Ai ka një problem në gju dhe do të vendosë kur të kthehet”.

“Ai do të jetë në San Siro si gjithmonë. Për ne është një nder që ta kemi atë në stadium, edhe nëse parapëlqejmë ta kemi në fushë”.

Lexo po ashtu Lajmet nga Inter

“Lautaro është i ngjashëm me Icardin. Ata janë të dy të fortë në zonën e penalltisë dhe e bëjnë gjithçka më të lehtë për ne”.

Matteo Politano . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Taktikisht gjithçka ka mbetur e njëjtë. Ne kemi shumë ndeshje në vijim dhe duhet të përgatitemi”.

“E para është të enjten, pasta kemi derbin”, ka thënë Politano pë ANSA. /Telegrafi/