Telegrafi

Politano drejt largimit nga Interi, Fiorentina ka bërë ofertë të lartë për të

Matteo Politano dhe Marcelo Brozovic. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Matteo Politano mund të largohet nga Interi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Sulmuesi italian me ardhjen e trajnerit Antonio Conte e ka humbur vendin e titullarit tek Interi.

Kjo ka bërë që Politano të mendoj largimin, pasi ai nuk përshtatet në skemën e formacionit 3-5-2 që e aplikon trajneri Conte.

Fiorentina është skuadra më e interesuar për transferimin e lojtarit, pasi ka bërë një ofertë të lartë për të.

Matteo Politano. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Sipas asaj që ka raportuar Calciomercato, Interi ka para vetës një ofertë prej 30 milionë për Politanon.

Neroazzurët janë të kënaqur me ofertën nga Fiorentina, por do ta pranojnë atë vetëm nëse gjejnë një zëvendësues për reprezentuesin italian. /Telegrafi/