Policia e Kosovës ka vazhduar me batisjet në Zveçan edhe këtë të mërkurë, ku ka hasur edhe në thasë të tjerë të mbushur me rërë.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, tha për Telegrafin se thasët janë gjetur në një shtëpi private, të cilët besohet se aty kishin qenë që nga koha e barrikadave në vitin 2022.
“Sot rreth orës 14.00 policia në vazhdën e hetimeve te rastit të djeshëm ka ndërhyrë edhe tek një shtëpi private ku ka has në thasë të tjerë me rërë e që besohet të kishin qenë aty që nga koha e barrikadave në vitin 2022”, deklaroi Elshani.
Ai tutje bëri të ditur se hyrjen në atë shtëpi policia e ka bërë në prezencë të pronarit të shtëpisë, i cili njëherësh është edhe pronar i objektit ku një ditë më parë janë konfiskuar disa pajisje të lojërave të fatit.
“Pronari momentalisht është duke u intervistuar”, përfundoi Elshani. /Telegrafi/