Është liruar zyrtari i Administratës Tatimore të Kosovës, Marjan Gjokaj, i cili ditë më parë ishte arrestuar në Serbi nga policia serbe.
Lajmin për lirimin e tij e ka dhënë komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj, përmes një shkrimi në Facebook, transmeton Telegrafi.
Gjokaj, ka qenë duke u kthyer në Kosovë ai ishte i shoqëruar nga një person tjetër në momentin kur është ndaluar dhe arrestuar nga policia serbe. Për arrestimin e tij, ka pasur reagime të shumta.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli , kishte dënuar këtë veprim të policisë serbe dhe kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij./Telegrafi/