Telegrafi

Dikush e la një valixhe në oborrin e Komunës së Mitrovicës jugore, flasin nga Policia

(E plotësuar) Policia e Kosovës sot rrethoi objektin e Komunës së Mitrovicës pasi dikush e ka lënë një valixhe të dyshimtë në oborrin e saj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për Telegrafin ka thënë se brenda valixhes nuk ka diçka të dyshimtë.

Ai tha se dikush e ka harruar valixhen në oborrin e Komunës.

“Një valixhe ka qenë aty, nuk ka diçka të dyshimtë. Dikush e ka harru aty”, ka thënë Zahiti për Telegrafin.

Tutje ai tha se pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim.

“Pas informatës se pranuar, policia ka ndërmarrë  të  gjitha veprimeve të nevojshme si dhe kontrollin e detajuar të valixhes është bërë nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se në valixhe nuk ka të bëjë me ndonjë gjë të dyshuar”, ka thënë Zahiti.

————————————————————————————–

Policia rrethon objektin e Komunës së Mitrovicës, dikush la një valixhe të dyshimtë në oborrin e saj

Policia e Kosovës ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës pasi dikush e ka lënë një valixhe të dyshimtë në oborrin e saj.

Ndërkaq, sipas gazetares së Telegrafit e cila po raporton nga vendi i ngjarjes valixhja po kontrollohet nga njësia për deminim.

Ende nuk dihet se për çka dyshohet, mirëpo Telegrafi është munduar të marr informacion nga Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës dhe është në pritje të një përgjigje. /Telegrafi/