Site icon Telegrafi

Policia parandalon krimin në familje, arrestohet 37-vjeçari në Kamzë

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka parandaluar një krim të mundshëm në familje në Kamzë duke arrestuar shtetasin 37-vjeçar, Marash Mexhaj.

Sipas informacioneve, i arrestuari ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe kishte arritur ta kanoste atë me një armë zjarri, e cila u sekuestrua në flagrancë gjatë operacionit në fshatin Kasallë ku çifti banonte, ndërkohë që ishte me fishek dhe gati për qitje.

Personi tentoi të largohet nga vendngjarja, por u kap nga efektivët.

Mexhajt i është sekuestruar ndër të tjerat edhe municion ushtarak dhe pesë radio që dyshohet se lidheshin me valët e radiove të Policisë, diçka që bën të mendohet edhe për vepra të tjera të paligjshme. /Telegrafi/

Exit mobile version