Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Vërmicë, pas që të njëjtit policia i ka gjetur dhe konfiskuar 9.07 gram substancë narkotike të llojit marihuanë dhe 0.49 gram substancë narkotike e llojit ekstazi.
Policia në raportin 24-orësh bën të ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ngjarja ka ndodhur dje (28 maj), rreth orës 21:00./Telegrafi/