Site icon Telegrafi

Policia konfiskoi tri pistoleta, një brisk e 82 fishekë në Deçan – arrestohen dy të dyshuar

Foto: Arkiv/Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi gjatë kontrollit në trup dhe në veturën e tyre u janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta, një brisk dhe 82 copë fishekë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:40 në fshatin Carrabreg i Epërm në Deçan.

Tutje thuhet me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi gjatë kontrollit në trup dhe në veturën e tyre  u janë gjetur dhe konfiskuar: tri pistoleta, një brisk dhe 82 copë fishekë kalibri 9×19 mm. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version