Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor, transmeton Telegrafi.
Personi i dyshuar është:
• DUKAGJIN (ZEQIR) ADEMAJ i lindur me 03.10.1985 në Lubovë-Istog me banim ne fshatin Lubovë-Istog.
I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:
• 2- (dy) raste për veprën penale “Vjedhje e rëndë”
• 2- (dy) raste për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”
I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Gjykata Themelore Pejë-dega në Istog.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qëllim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com /Telegrafi/