Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale në Pejë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e një personi.
Policia njofton se personi i kërkuar është Enis Rrahim Vejhapi, i lindur më 10 maj të vitit 1996 në Mitrovicë.
I njëjti dyshohet për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.
Policia thotë se publikimi i fotografisë dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar është bërë bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
-
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: info@kosovopolice.com