Telegrafi

Përleshja mes dy familjeve në Podujevë – dy prej të plagosurve kalimtarë të rastit

Foto: Ilustrim

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje (e martë) në Podujevë, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Policia njofton se e gjitha ka nisur nga një përleshje ku janë përfshirë dy familje dhe ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Si pasojë e të shtënave, lëndime trupore thuhet se ka pësuar një person, cili vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK.

Pastaj, si pasojë e xhamave të thyer lëndime kanë pësuar edhe dy kalimtarë të rastit, të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi.

Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy të dyshuar, ndërsa edhe dy të dyshuar tjerë janë në arrati.

Me vendim të prokurorit të dyshuarve iu caktohet masa e ndalimit. Njëri i dyshuar është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa tjetri vazhdon trajtimin në QKUK, nën sigurimin e policisë.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.

Njoftimi i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË NË BASHKËKRYERJE

Rr. Nuhi Gashi, Podujevë 25.10.2022 – 15:42. Raportohet se ka ndodhur një përleshje në mes të dy familjeve ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Si pasoj e të shtënave me armë zjarri lëndime trupore ka pësuar i dyshuari mashkull kosovar i cili vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK, pastaj si pasoj e xhamave të thyer lëndime kanë pësuar edhe dy kalimtarë të rastit, viktimat meshkuj kosovar të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, ndërsa edhe dy të dyshuar janë në arrati. Me vendim të prokurorit të dyshuarve iu caktohet masa e ndalimit, njëri i dyshuar është dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa tjetri vazhdon trajtimin në QKUK nën sigurimin e policisë. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore. /Telegrafi/