Site icon Telegrafi

Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Pejë

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm që ka ndodhur në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për Telegrafin se dy vozitësit kanë marrë lëndime të lehta trupore.

“Aksidenti ka ndodhur mbrëmë pas orës 23:00 në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’, në aksident ishin të përfshira dy vetura, ndërsa dy vozitësit kanë marrë lëndime të lehta trupore. Ka dëme materiale të veturave dhe është dëmtuar semafori”, deklaroi Gashi.

Zëdhënësi bëri të ditur se në vendin e ngjarjes mbrëmë kanë dalë hetuesit e Policisë së Kosovës, teksa shtoi se rasti është duke u hetuar./Telegrafi/

Exit mobile version