Telegrafi

Policia jep detaje nga aksioni për dallavere me patent shoferë

Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar 23 persona të dyshuar, ndër ta persona të kombësisë serbe.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:00, në Prishtinë.

Lexo po ashtu Këta janë personat e arrestuar në aksionin e policisë për dallavere me patentë shoferë (Lista e emrave)

Siç thuhet në raport, ata janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim, kanë kryer veprat penale “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe marrje e ryshfetit”.

Lexo po ashtu Policia jep detaje: Për patentë shoferë paguhej deri në një mijë euro

“Gjatë kontrollit në disa lokacione të ndryshme, si prova materiale janë konfiskuar: dy  DVR të kamerave,  dymbëdhjetë  fletore si dhe disa gjësende të tjera”, thuhet në raport.

Lexo po ashtu Dallaveret me patentë shoferë, policia arreston disa persona

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/