Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar 23 persona të dyshuar, ndër ta persona të kombësisë serbe.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:00, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, ata janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim, kanë kryer veprat penale “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe marrje e ryshfetit”.
“Gjatë kontrollit në disa lokacione të ndryshme, si prova materiale janë konfiskuar: dy DVR të kamerave, dymbëdhjetë fletore si dhe disa gjësende të tjera”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/