Telegrafi

Policia e Shqipërisë: Personi që dyshohet se vodhi veturën e ministrit Aliu është një 43-vjeçar nga Obiliqi

Foto: Arkiv

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se i dyshuari për vjedhjen e veturës zyrtare të ministrit Liburn Aliu është një 43-vjeçar me inicialet B.S. nga Obiliqi.

Sipas policisë, 43-vjeçari është arrestuar për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

“Gjatë verifikimit ka rezultuar se automjeti që drejtonte 43-vjeçari, ishte i vjedhur në Kosovë dhe ishte në pronësi të një institucioni shtetëror”, thuhet në komunikatën për media.

Lexo po ashtu Kapet në kufi me Shqipërinë vetura që iu vodh ministrit Liburn Aliu

“Në përfundim të veprimeve proceduriale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, shtetasin B. S., 43 vjeç, banues në Obiliq, Kosovë”.

Rasti i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Tropojë për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/