Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Resul Shalës, i akuzuar për blerje, posedim dhe shpërndarje të narkotikëve.
Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor
“Personi i kërkuar është Resul (Ramadan) Shala i lindur me 28.12.1999 nё R. e Serbisё. I dënuari është i kërkuar për veprёn penale: ‘Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope apo analoge’ “, thuhet në njoftim.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese të Policisë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë): 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë: E-mail adresa: info@kosovopolice.com”. /Telegrafi/