Site icon Telegrafi

Policia e Pejës arreston 33 persona gjatë muajit shtator

Foto: Ilustrim

Stacionet policore pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë arrestuar 33 persona të dyshuar gjatë muajit shtator 2024, bazuar në urdhëresat e lëshuara nga Gjykatat kompetente.

Sipas njoftimit, personat e arrestuar janë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Disa prej tyre janë dërguar në qendrat e paraburgimit për vuajtje të dënimit, ndërsa të tjerë janë paraqitur në seanca gjyqësore dhe janë liruar pas pagesës së gjobës.

Policia e Pejës ka bërë të ditur se do të vazhdojë me zbatimin e urdhëresave gjyqësore. /Telegrafi/

Exit mobile version