Telegrafi

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Mërgim Dervish Gashit

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Mërgim Dervish Gashi, i akuzuar për kanosje.

Mërgim Gashi i lindur më 08.12.1995 në Pejë kërkohet për kanosje.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në raport.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, – E-mail adresa: info@kosovopolice.com . /Telegrafi/