Telegrafi

Policia bastis pronat e Milan Radoiçiqit dhe shtëpinë e Vladimir Radojevic

Në veri të vendit sot Policia e Kosovës ka kryer disa operacione policore duke bastisur disa lokacione në tri komuna.  

Ministri i Punëve të Brendshme përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se Policia e Kosovës në zbatim të urdhëresës së gjykatës, ka kryer disa bastisje në pronat e Milan Radoiçiqit, një pjesë të Spitalit të Mitrovicës si dhe në shtëpinë e Vladimir Radojevic i njohur me nofkën ‘Mami’.

Lexo po ashtu Pamje nga vila e Milan Radoiçiqit në veri, Sveçla: Po dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë 'luftëtar lirie' por për një Pablo Escobar të rajonit

“Policia e Kosovës në zbatim të urdhëresës së gjykatës, sot është kryer bastisje në banesën e Milan Radoiçiq, në vilën e tij në Liqenin e Ujmanit, në një aneks/ngrohtore të Spitalit të Mitrovicës si dhe në shtëpinë e Vladimir Radojevic i njohur me nofkën ‘Mami’ “, ka shkruar ai.

Ndryshe, Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtarë ka bërë të ditur se këto urdhër kontrolle po zbatohen në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in. /Telegrafi/