Paul Pogba thotë se akoma ka dyshime lidhur me Manchester Unitedin, mirëpo është duke u argëtuar me bashkëlojtarët e tij aktualë.
Gjatë gjithë verës është spekuluar se mesfushori francez do të largohet nga Old Traffordi, me Real Madridin dhe Juventusin që kërkojnë shërbimet e tij.
Ndërkohë, 26-vjeçari i ndihmoi Unitedit ta demolonte Chelsean (5-0) në ndeshjen e parë të sezonit 2019/2020 në Ligën Premier.
“Përherë jam i kënaqur kur luaj futboll. Po e bëj atë që dua, është puna ime”, ka thënë mesfushori në një prononcim për RMC Sport.
“Është thënë shumëçka dhe vetëm koha do të tregojë. Ka akoma dyshime, por siç thash, jam në Mançester”.
“Po argëtohem me bashkëlojtarët e mi, gjithmonë dua t’i fitoj ndeshjet dhe të jap maksimumin”, ka thënë ai më tej. /Telegrafi/