Në fund të këtij sezoni, Paul Pogba do të largohet nga Manchester Unitedi si lojtar i lirë, pasi nuk është i interesuar që ta rinovojë kontratën.
Klubet kryesore evropiane kanë shprehur interesim për shërbimet e 29-vjeçarit dhe janë duke konkurruar për nënshkrimin e tij.
Sipas Todofichajes, Paris Saint-Germaini është klubi që e ka fituar garën për shërbimet e mesfushorit francez.
Kampioni i botës thuhet të jetë pajtuar për një marrëveshje katërvjeçare, të cilën pritet ta nënshkruajë kur të hapet afati kalimtar veror.
Drejtori i PSG-së, Leonardo, beson se Pogba do ta zbusë paksa ‘dëmin’ që mund të shkaktohet me largimin potencial të Kylian Mbappes drejt Real Madridit. /Telegrafi/