Telegrafi

Pogba rrëfen pse zgjodhi të kthehej te Unitedi

Paul Pogba ka treguar arsyen pse zgjodhi të kthehej te Manchester Unitedi dhe nuk shkoi te ndonjë klub tjetër.

Mesfushori francez braktisi Juventusin për t’u kthyer në Old Trafford, ndërsa shërbimet e tij i kërkonin edhe Barcelona dhe Real Madridi.

“Unë u ktheva, sepse kam kërkuar të kthehem dhe Unitedi tregoi se më do mua prapë”, ka thënë Pogba, transmeton KP.

“Ne kemi një ekip të mirë që dëshiron ta fitojë ligën. Kemi një menaxher të madh, lojtarë të mëdhenj dhe një ekip të ri”.

“Ambiciet e mia janë gjithmonë të jem numër një. Por më e rëndësishme është ta fitojmë ligën, që është qëllimi i të gjithëve. Kjo është ajo që ne duam ta bëjmë”, ka shtuar francezi.