Site icon Telegrafi

Pogba: Refuzova Realin dhe Barcelonën për Unitedin

Paul Pogba ka pohuar se ai hodhi poshtë mundësinë për t’u bashkuar me Barcelonën dhe Real Madridin në favor të një kalim në Manchester United pasi ai ndjeu se kishte punë të pambaruara në Old Trafford.

Mesfushori francez u largua nga Juventusi për te ‘Djajtë e Kuq’ në një marrëveshje rekord botëror me vlerë prej pothuajse 90 milionë funte në gusht të vitit 2016, duke u kthyer në klubin që u largua në vitin 2012, por ai shumë lehtë mundi ta vazhdoj karrierën e tij në La Liga, megjithatë ai nuk donte ta bëj këtë.

Lexo po ashtu Pogba shpëtoi nga kartoni i kuq, ndërhyrja në Henderson në stilin WWE që nuk u pa nga gjyqtari (Foto/Video)

“Unë kam ardhur në Manchester United, sepse unë kam qëllime të caktuara. Kjo është një sfidë e madhe për mua”, ka thënë Pogba fillimisht për SFR Sport.

“Munda të bashkohem me Real Madridin ose Barcelonën, të cilët ishin të interesuar për nënshkrimin tim. Por, unë zgjodha të kthehem në United, sepse kam ndjekur zemrën time”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Pogba: Këta katër futbollistë mund ta thyejnë hegjemoninë e Messit dhe Ronaldos

“Dua të fitoj trofe me Manchester Unitedin, unë kurrë nuk kam fituar ndonjë gjë këtu. Unë gjithmonë i thashë vetes se do të kthehem një ditë për Unitedin. Është një klub që e dua shumë dhe kam pasur punë të pambaruara këtu. U largova, sepse kam kërkuar që të luaj më shumë, por ndjeva se nuk është bërë këtu ende”.

“Unë nuk jam duke menduar për tarifën e transferimit. Kam ardhur këtu për të luajtur futboll”, përfundoi mesfushori francez. /Telegrafi/

Exit mobile version