Site icon Telegrafi

Pogba raportohet se nuk pranon të luajë në miqësoren ndaj Milanit, pasi e do kalimin te Reali

Paul Pogba (Foto: Goal.com)

Paul Paogba thuhet se po bën gjithçka që të largohet nga Manchester United në këtë afat kalimtar dhe ta realizojë kalimin te Real Madridi.

Mesfushori francez ka bërë me dije herët në këtë verë se është koha për të që ta fillojë një aventurë të re, duke paralajmëruar largimin nga Djajtë e Kuq.

Skuadra angleze po refuzon që ta shesë 26-vjeçarin në këtë afat kalimtar, mirëpo është dëshira e lojtarit që të kalojë te Los Blancos.

Paul Pogba (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Unitedi thuhet se po kërkon 140 milionë euro nga shitja e fituesit të Kupës së Botës, mirëpo Real Madridi nuk dëshiron të paguajë më shumë se 110 milionë.

Lexo po ashtu Numrat tregojnë që Real Madridi ka nevojë për Paul Pogban: Francezi dominon dukshëm mbi treshen e mbretërve

Sipas BleacherReport, Pogba po i bënë presion skuadrës angleze që ta lë të lirë të kalojë në Santiago Bernabeu, pasi që kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga mbyllja e afatit kalimtar në Ligën Premier.

Mediumi anglez raporton më tej se Pogba ka refuzuar të udhëtojë për në Cardiff në miqësoren që United do ta zhvillojë ndaj Milanit sot (8 gusht).

Francezi e di se do të shndërrohej në lider të mesfushës së mbretërve, pasi Luka Modric dhe Toni Kroos janë jashtë formës deri më tani. /Telegrafi/

Exit mobile version