Telegrafi

Pogba i qetë me situatën te Unitedi, pret transferimin te Real Madridi

Paul Pogba (Foto: Will Russell/Getty Images/Guliver)

Paul Pogba ende pret që të largohet nga Manchester United këtë verë dhe dëshira e tij është transferimi te Real Madridi.

Sipas gazetës L’Equipe, Pogba është i ‘qetë’ për situatën e tij të krijuar te klubi anglez, mes sugjerimeve që ai mund të mbetet tani në klub edhe pas mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve.

Lexo po ashtu Real Madridi përballet me dy pengesa në transferimin e Pogbas

Ylli francez dhe agjenti i tij Mina Raiola kanë bërë të dy komente në javët e fundit duke pretenduar se ai dëshiron të largohet këtë verë nga Old Trafford.

Por, Pogba është i qetë për të ardhmen e tij dhe ende pret që një marrëveshje të bëhet për Real Madridin.

Lexo po ashtu Juventusi është gati të ofrojë tre yje për Pogban

Bisedimet janë aktualisht në bllokadë midis dy klubeve pasi Unitedi e vlerëson 180 milionë euro lojtarin, ndërsa Reali heziton të paguajë këtë shumë.

Pogba është lidhur edhe me një kthim te Juventusi këtë verë. /Telegrafi/