Mesfushori francez, Paul Pogba ka zgjedhur fjalët më të mira për të përshkruar yllin argjentinas, Lionel Messi.
Kombëtarja e Francës e mposhti Argjentinën me rezultat të ngushtë 4-3 në 1/8-tën e Kupës së Botës, por sipas Pogbas, Messi mbetet ende më i miri në botë pasi është lojtar unik.
“Ka më shumë se 10 vjet që kur ai u bë lojtari më i mirë në botë”, ka thënë fillimisht Pogba për Messin.
“Ai është unik, ai është një madhësi unike, atë që ai bën me topin është unike, ai është një këmbë-majtë i pastër”.
“Ai gjithmonë do të jetë një idhull”.
“Kam humbur finalen e Ligës së Kampionëve 2015 me Juventusin kundër tij dhe jam i lumtur që e kam mposhtë atë me Francën”.
“Lojtarë të tillë si, të bëjnë të doni futbollin. Unë mendoj se ai do të vazhdojë të jetë më i miri për shumë vite dhe gjithmonë do të jetë kënaqësi ta shoh atë të luajë”.
“Ai duhet të jetë i trishtuar. Ky mund të jetë Kampionati i fundit Botëror, por ai do të mbetet në krye të çdo tifozi të futbollit, çdo gazetari, çdo personi në gjithë botën përgjithmonë”, përfundoi francezi. /Telegrafi/