Site icon Telegrafi

Pogba, Lingard dhe tre lojtarë të tjerë, në listën e largimeve të Unitedit

Paul Pogba dhe Jesse Lingard (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, mund të detyrohet të bëjë një ‘spastrim’ të madh në afatin e ardhshëm kalimtar.

Këtu mund të përfshihet edhe shitja e Paul Pogbas, i cili kërkohet nga disa skuadra evropiane, por vetëm në rast se vjen ndonjë ofertë e madhe.

Shefi ekzekutiv i klubit, Ed Woodward, ka paralajmëruar se pandemia e coronavirusit do ta kufizojë dukshëm buxhetin e transferimeve.

Jadon Sancho, Ed Woodward, Harry Kane (Foto: Getty Images/Guliver)

Prandaj, për të transferuar emra, si Jadon Sancho (Borussia Dortmund), Jack Grealish (Aston Villa) apo edhe Harry Kane (Tottenham Hotspur), Solskjaer fillimisht duhet të grumbullojë fonde.

Lexo po ashtu Ed Woodward paralajmëron se Unitedi nuk do të shpenzojë shuma të mëdha këtë verë

Qendërmbrojtësi Chris Smalling, i cili është i huazuar te Roma, mund t’i bashkohet Pogbas në listën e lojtarëve që mund të shiten.

Po ashtu, në këtë listë bëjnë pjesë edhe emra, si Marcos Rojo, Jesse Lingard dhe Andreas Pereira. /Telegrafi/

Exit mobile version