Telegrafi

“Pogba, James e Balotelli janë lojtarë të mbivlerësuar”

Sipas Antonio Casanos, lojtarë si Paul Pogba, James Rodriguez dhe Mario Balotelli kanë pasur përfitime pasi kanë agjent shumë të mirë edhe pse janë lojtarë të mbivlerësuar . 

Paul Pogab që luan te Manchester United e Mario Balotelli te Nice, kanë për agjent Mino Raiolan, ndërsa James Rodriugez ka për agjent Jorge Mendesin.

Sipas Cassanos kjo është arsyeja se pse këta tre lojtarë qëndrojnë në majat e futbollit modern.

“Tre lojtarët më të mbivlerësuar? Pogba, James Rodriguez dhe Balotelli”.

“A vlen Pogba 120 milinon euro? Për mua jo. Rodriguez 80 milionë? Jo. Nëse ai kushton aq, sa do të duhej të kushtonte Andres Iniesta?”.

“Sa i përket Balotellit, i urojë gjitha të mirat, pasi po luan shumë mirë në Francë, por ai dhe Pogba kanë pasur fat në jetë: pasi ata kanë një agjent shumë të mirë si, Mino Raiola. Ai u ka dhënë mundësi të jashtëzakonshme”, ka thënë Cassano. /Telegrafi/