Telegrafi

Pogba i hapur që të luajë në Paris

Paul Pogba (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

E ardhmja e Paul Pogba është shënjestër e spekulimeve mediatike tash e disa muaj.

Mesfushori francez është dukur i pakënaqur te Manchester Unitedi në situata të caktuara, duke bërë që klubet e mëdha të shprehin interesim për shërbimet e tij.

Ish-klubi i tij, Juventus dhe gjiganti spanjoll, Real Madrid, janë dy klubet më të interesuara për transferimin e 27-vjeçarit.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Ndërsa tani, Le 10 Sport raporton se edhe PSG është futur në garë dhe do t’u bëjë konkurrencë dy klubeve të lartpërmendura.

Lexo po ashtu Juventusi vazhdon ta përfshijë Rabiotin në ofertën për Pogban

Edhe pse Pogba thuhet se preferon të kalojë në La Liga, megjithatë ai është i hapur që të luajë te kampioni i vendit të tij. /Telegrafi/