Juventusi është në bisedime të avancuara me tre yje si Angel Di Maria, Paul Pogba dhe Ivan Perisic. Tashmë kanë filluar të dalin formacionet e para se si Bianconerët mund të rreshtohen në sezonin 2022/23 nëse përfundojnë të tre marrëveshjet.
Pogba, Di Maria dhe Perisic janë në dispozicion si lojtar të lirë pasi kontratat e tyre skadojnë në fund të muajit qershor.
Football Italia raportoi dje se Zonja e Vjetër është afër një marrëveshjeje me Di Maria, pasi i ka ofruar argjentinasit një kontratë njëvjeçare me vlerë 7 milionë euro në sezon plus bonuse. Marrëveshja vjen me një opsion për të zgjatur qëndrimin e lojtarit në klub edhe për një sezon.
Ivan Perisic është gjithashtu në bisedime me Bianconerët dhe sipas La Gazzetta dello Sport, Interi është dorëzuar për largimin e kroatit nga klubi. Juventusi thuhet se i ka ofruar Perisicit një kontratë 6 milionë euro në vit.
Bianconerët do të shohin Paulo Dybalan të largohet nga klubi në fund të kontratës së tij në qershor dhe Federico Bernardeschi mund të bëjë të njëjtën gjë, duke qenë se ai nuk ka arritur ende një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij.
Huazimi i Alvaro Moratas përfundon në qershor dhe Juventus do të bëjë një ofertë për ta blerë atë përgjithmonë nga Atletico Madrid, por nuk janë të gatshëm të aktivizojnë opsionin e tyre prej 35 milionë euro për të blerë.
Nga sot, Dusan Vlahovic, Federico Chiesa dhe Moise Kean janë sulmuesit e vetëm me një vend të siguruar në Allianz Stadium sezonin e ardhshëm.
Juve-Perisic, a un passo il sì: i dettagli. E avanti tutta per Pogba e Di Maria #calciomercato #juve https://t.co/HSm2MNq6hO
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) May 18, 2022
Zonja e Vjetër po kërkon edhe përforcim në mesfushë dhe të hënën ka takuar përfaqësuesen e Pogbas, Rafaela Pimenta. Pavarësisht interesimit të PSG-së, Juventusi ka besim se francezi përfundimisht do të kthehet në Torino, ku do të ishte titullar i rregullt së bashku me Manuel Locatelli dhe Denis Zakaria.
La Gazzetta dello Sport ka publikuar një formacion se si mund të rreshtohet Juventusi me tre nënshkrimet e tyre të reja sezonin e ardhshëm;
Juventus (4-3-3): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Zakaria, Locatelli, Pogba; Di Maria (Chiesa), Vlahovic, Perisic.
/Telegrafi/